Zbulohet njëra nga arsyet kryesore pse Iniesta vendosi të largohet nga Barcelona
Andres Iniesta do të largohet në fund të këtij edicioni nga Barcelona për të vazhduar karrierën në Kinë
Legjenda spanjolle kaloi 22 vite te Barcelona, derisa përloti të gjithë të pranishmit në konferencën e fundit që e mbajti me klubin, transmeton Periskopi.
Gazeta spanjolle ‘AS’ zbulon diçka interesante rreth largimit të spanjollit nga Barça.
Iniesta u largua në finalen e Copa del Rey ndaj Sevillas me një lëndim në pulpën e këmbës, lëndim i cili e detyroi më pas atë të fillojë ndeshjet e ardhshmë nga banka rezervë.
‘AS’ raporton se ky lëndim e ka përcjellur gjatë tërë këtij sezoni Iniestan dhe kjo është edhe njëra nga arsyet kryesore se pse ikona e Barçës do të largohet në fund të edicionit nga ‘Camp Nou’. /Periskopi/



