‘Duke pritur liberalizimin e vizave’, Lumi B plaket dhe i zbardhën flokët
Është një artist mjaft i dëgjuar e i pëlqyer nga shqiptarët kudo në botë.
E tash, reperi Lumi B nuk ka shumë kohë që prej kur ka nxjerrë në YouTube këngën e tij të re të titulluar “Power” që është bashkëpunim i tij me artistin Vedat Ademi, i njohur ndryshe me pseudonimin “Liki”, shkruan GazetaBlic.
Se ka një sens humori na ka treguar vet kënga e cila ka ardhur krejt pa pritur në tregun e muzikës shqiptare, e tashmë ka nisur të dëgjohet e të pëlqehet me të madhe.
Por këtë sens humori, Lumi B na e ka treguar edhe sot kur ka publikuar një video të shkurtër teksa shihet duke përdorur një efekt të aplikacionit tejet të përhapur “SnapChat”.
Në video Lumi ka vendosur të përdorë efektin e plakjes, teksa ka ironizuar me çështjen e cila për vitet të tëra tashmë po i brengosë të gjithë banorët e shtetit të Kosovës, liberalizimin e vizave.
“Tu i pritë vizat #Kosova10” – është përshkrimi që reperi i ka vënë videos së publikuar e cila ka marrë një numër të madh të komenteve nga më të ndryshmet.
https://www.facebook.com/180099715689705/videos/602235283476144/



