Angelina nuk ndalet, publikon fotografi ku shihen bashkë me deputetin Haxhi Shala
Lidhja e tyre bëri bujë të madhe në medie kur këngëtarja shpalosi një pjesë të madhe të bisedave private me Haxhi Shalën.
Konflikti i tyre vazhdoi disa ditë radhazi ku më pas gjithçka ra në qetësi.
Por, ishte Angelina ajo e cila nuk i ndaloi provokimet kohë pas kohe, ku kësaj here po vepron haptas, e që në takimin e radhës nuk hezitoi të postonte edhe fotografi.
Në tavolinë shihet deputeti Haxhi Shala, e që kjo fotografi tregon që dyshja përsëri kanë lidhur ngushtë raportet e tyre, shkruan Kosovarja.




