Cavs dhe Celtics fitojnë përsëri
Vazhdon forma e mirë për dy skuadrat nga Konferenca e Lindjes.
LeBron James po kalon njërin prej sezoneve më të mirë në karrierën e tij në NBA.
Ylli i Cavs, një nga më të mirët në historinë e basketbollit, ishte thjesht i magjishëm në përballjen e dytë të serisë gjysmëfinale ndaj Toronto Raptors, me skuadrën e tij që fitoi 128:110 dhe thellon në 2:0 serinë e përballjeve.
“Mbreti” James dhuroi spektakël në “Air Canada Centre”, duke shënua 43 pikë, dhënë 14 asistime dhe 8 kërcime. Pas kësaj fitoreje, Cavs kanë një avantazh të madh ndaj Raptors, pasi dy ndeshjet e radhës do t’i luajnë para publikut të vet.



