Pretendohet se është gjetur një poezi shqipe 3600 vjet e vjetër (Foto)

Pretendohet se është gjetur një poezi shqipe 3600 vjet e vjetër (Foto)

Në rrjetet sociale së fundi është publikuar një poezi e transliteruar në shqipën e sotme standarde për të cilën mendohet se daton në periudhën kohore prej 1850-1600 p.e.r.

Kjo poezi – siç mund ta lexoni në tekstin poshtë – pretendohet se është shkruar në njërën anë të diskut të njohur me emrin Disku i Festos/Faistos që ndodhet në ishullin e Kretës. Ky disk është rreth 15 cm dhe është i mbuluar me simbole të stampuara në të dyja anët, shkruan Periskopi.

Diskun e ka zbuluar më 1908 arkeologu italian Luigi Pernier. Shumë arkeologë janë munduar të deshifrojnë kodin prapa shenjave në disk por nuk ia kanë dalur mbanë.

Disku në fjalë nga shumica e arkeologëve thuhet të jetë autentikë, por ka edhe nga ata që besojnë se ai është një falsifikim. /Periskopi

Shpërndaje në: