Historia e lojtarit të Liverpoolit: Nga i papunë, te finalja e Champions League
Ka histori që meritojnë të tregohen dhe që mund të frymëzojnë shumë të rinj që ëndërrojnë të kenë sukses në botën e sportit, duke luftuar mijëra vështirësi
Një histori e tillë është ajo e Andrew Robertson, një që sapo ka suguruar një finale të Champions League me Liverpool dhe që do të provojë të shkruajë një faqe historike të futbollit, duke e mundur Real Madridin, raporton Daily Mail.
Pikërisht ai që në 2012-ën e largët ndiqte ëndrrën që të bëhej futbollist profesionist, por duke luftuar me papunësinë e tij dhe duke shprehur gjithë pakënaqësinë në rrjetet sociale.
Në atë kohë ishte 18 vjeç dhe luante me Queens Park. Paratë mungonin dhe mbrojtësi i majtë ka mbajtur gjallë ëndrrën e tij mes shumë sakrificave.
“Jeta pa para në këtë moshë ta shpif. Më duhet një punë”, kishte shkruar Robertson në 2012-ën.
Një “cicërimë” që ai nuk e ka fshirë kurrë dhe që sot ka një shije shumë të veçantë.
Po, sepse gjërat kanë ndryshuar shumë që nga ajo kohë për Robertson, i cili do të ketë mundësinë ta kurorëzojë ëndrrën e tij me një fitore në finalen e Champions League 26 majin e ardhshëm.
Sot, Robertson merr afër 50 mijë funte në javë te “Redsat” dhe është shndërruar në një lojtar shumë kyç në ekipin e Jurgen Klopp. / Express/



