Berisha: Edhe nëse shënoj 113 gola, më quajnë egoist
Besart Berisha është një nga lojtarët më të rëndësishëm të kampionatit australian, por është i pakënaqur me kritikat që i bëjnë shpeshherë.
Ai thotë se opinioni është i ndarë dhe asnjëherë nuk mund të kënaqen të gjithë me atë që bën në fushën e lojës. “Kritikat? Ndonjëherë nuk mund të fitosh si lojtar. Nëse shënon tre gola në një ndeshje, ata thonë se je egoist. Nëse nuk shënon fare, ata thonë se nuk është gjë e mirë. Nëse shënon 113 gola, ata thonë se ai mendon vetëm për vete. Nuk mund të fitojmë. Unë thjesht vazhdoj të bëj punën time ashtu si po e bëj”, u shpreh Berisha.



