Flori Mumajesi na kthen prapa në kohë

Flori Mumajesi na kthen prapa në kohë

Producent, këngëtar e njëherit edhe tekstshkrues një artist më se i kompletuar që tashmë ka mbushur disa vite karrierë e duke mbetur gjithmonë në nivelet më të larta.

Muzika e tij për vite ka qenë pjesë e pandashme e jona e për shumë kë ka qenë edhe inspirim e modeli ideal që duhet ndjekur.

Ditën e sotme ai ka vendosur të na kthejë disa vite prapa në kohë duke publikuar një fotografi në të cilën shihej në fillimet e karrierës së tij teksa me një dorë mbante mikrofonin e dorën tjetër mbante në zemër.

Ai e përshkruajti fotografinë me një fjali mjaft interesante duke thënë se ka dy dekada që bën muzikë me zemër.

Kujtojmë se artisti para disa muajsh publikoi 2 projekte në bashkëpunim me Ledri Vulën të cilat u pritën mjaft mirë duket korrur sukses të jashtëzakonshëm. /Prive/

14711955-165494593905553-2860866080799195136-n-1024x1024

Shpërndaje në: