Zyrtare: Gerrard trajner i skuadrës me mbi 50 tituj kampioni
Ish-kapiteni legjendar i Liverpoolit Steven Gerrard ka firmosur kontratë katër vjeçare sot me skuadrën nga Ibrox, Glasgow Rangers, raporton Guardian, transmeton Periskopi.
Pas bisedimeve finale mes drejtorit të klubit Dave King dhe ish-kapitenit të Liverpoolit dhe Anglisë, u arrit një marrëveshje që e fillon karrierën si trajner për këtë të fundit.
Rangers nuk ka qenë në formë të lartë vitin e kaluar, duke humbur bindshëm edhe me pikë edhe në ndeshje direkte ndaj rivalëve kryesorë Celtic që drejtohen nga Brendan Rodgers, ish-trajner i vetë Gerrardit.
Kjo skuadër ishte dëbuar në ligën e katërt të Skocisë para katër vitesh shkaku i bankrotimit, por ishte ngjitur vit pas viti për të qenë nga vera e kaluar pjesë e Premier Ligës skoceze.
“Jam i nderuar të jem trajneri i ardhshëm i Rangersit,” tha në një deklaratë Gerrard. “Kam respekt të madh për këtë klub dhe historinë e traditën e tij. Nuk më pritet të fillojë këtë udhëtim me Rangersin sepse po përpiqemi të ndërtojmë shumë suksese të reja.”



