Afërdita Dreshaj publikon fotografi me hokeistin çek, tregon kur do të martohen
Afërdita Dreshaj është modelja shumë e komentuar në mediet rozë.
Vitin e kaluar, ajo u fejua me hokeistin çek, Jakub Kindl, ndërsa kanë caktuar edhe datën e martesës.
Në rrjete sociale, modelja ka filluar numërimin për ditën më të rëndësishme në jetën e saj, e që është martesa.
Në fotografinë që ndau me ndjekësit në Instagram, modelja shfaqej e lumtur në krahët e bashkëshortit.
Kujtojmë që Afërdita Dreshaj vite më parë ka qenë në lidhje me këngëtarin Shpat Kasapi.




