Nuk mjafton goli i bukur i Shaqirit, Stoke City bie nga Premier League (Video)

Nuk mjafton goli i bukur i Shaqirit, Stoke City bie nga Premier League (Video)

Stoke City u mposhtë nga Crystal Palace me rezultat 2:1 dhe kështu përshëndetet nga Premier League

Xherdan Shaqiri shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për t’i dhënë epërsinë Stoke, por Crystal Palace përmbysi gjithçka në pjesën e dytë me golat e McArthur dhe Van Anholt, transmeton Periskopi.

Pas 37 ndeshjeve në Premier League skuadra e Shaqirit ka mbledhur vetëm 30 pikë, duke shënuar gjashtë fitore 12 barazime dhe 19 humbje.

Mesfushori shqiptar ditë më parë ka paralajmëruar se do të largohet nga Stoke pasi nuk dëshiron të luaj në Championship. /Periskopi/

Shpërndaje në: