Zyrtare: Chelsea nënshkruan marrëveshjen më të madhe në histori
Londinezët janë furnizuar deri më tani nga kompania tjetër e njohur Adidas, mirëpo marrëveshja me Nike duket të jetë shumë më e mirë për ta.
Marrëveshja e re mes Chelseat dhe Nike’s kap shifrën e 60 milionë funteve në vit.
Drejtoresha e Chelseat, Marina Granovskaia e quajti këtë marrëveshje si tepër emocionuese dhe shumë të rëndësishme për klubin.
“Kjo është një marrëveshje tepër emocionuese dhe e rëndësishme për klubin”, deklaroi ajo.
“Ashtu si Chelsea, Nike është e njohur në mbarë botën për përsosmërinë e saj dhe ne do të shkojmë përpara për të punuar së bashku drejt të qënit partnerë të suksesshëm”, shtoi ajo. /Periskopi.com



