Derbi lokal përfundon pa fitues
Drenica dhe Feronikeli kanë luajtur baraz 0:0
Sot u zhvillua ndeshja e parë e xhiros së 31-të në Vala Superliga ku u takuan rivalët lokal, Drenica dhe Feronikeli, transmeton Periskopi.
Në ‘Bajram Aliu’ ndeshja përfundoi ashtu si edhe filloi 0:0 me të dy skuadrat që fituan nga një pikë.
Drenica pas këtij barazimi është në vendin e gjashtë me 46 pikë, derisa Feronikeli në pozitën e shtatë me 44 pikë të tubuara pas 31 ndeshjeve. /Periskopi/




