Mancini me një këshillë interesante për Balotellin

Mancini me një këshillë interesante për Balotellin

Italiani kaloi në verën e kaluar te skuadra franceze, pasi Liverpool nuk kishte shfaqur interesim për ta mbajtur atë në skuadër.

Por, futbollisti problematik po shkëlqen te skuadra e tij e re duke shënuar shumë gola.

Dhe, ish-trajneri i tij e këshillon atë që kur të shënojë gola të përmbahet dhe të mos e zhveshë fanelën, sepse më pas ndëshkohet me karton të verdhë.

“Unë mendoj se ai është fantastik. Ai është i veçantë për çdo gjë që ai bën. Ai duhet të shënojë të paktën 20 gola në Nice”, deklaroi Mancini.

“Por, ai duhet të mbajë në mend dhe të mos e zhveshë fanelën kur të shënojë gola. Të shënuarit gola duhet të jetë normale për të”, shtoi italiani. /Periskopi.com

Shpërndaje në: