Salah, ky shpëtimtar i Egjiptit, gjesti radhës është thjeshtë i mrekullueshëm (Foto)
Mohamed Salah padyshim është njëri nga lojtarët më human që njeh bota e futbollit
Ylli i Liverpoolit përveç paraqitjeve të mira në fushë është edhe një kampion i vërtetë jashtë saj me gjestet e tij të mrekullueshme, transmeton Periskopi.
Salah e ka dëshmuar gjatë gjithë kohës së është një njeri i thjesht dhe se ndihmon shumë të tjerët, në veçanti vendin e tij, Egjiptin.
‘Zemra e Artë’ ka shpenzuar 450,000 dollarë për të blerë tokë dhe për të ndërtuar një impiant për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin e tij të lindjes.
Ky gjest i ka gëzuar tejmase banorët, ndërsa për Salahun dhe veprimet e tij ka folur një mësues i fshatit.
“Unë nuk mund të them se sa shumë do të thotë kjo për ne. Ajo që ai ka bërë për ne dhe për Egjiptin, thjesht nuk mund ta shpjegoj fare,” ka thënë një mësues i fshatit.
“Ai ende kthehet në fshatin e tij dhe na viziton gjatë gjithë kohës. Ai nuk është një i huaj për ne dhe ai kurrë nuk do të jetë.
“E pashë atë duke ecur një herë dhe unë thirra atë dhe i thashë, çfarë po bën duke ecur pa sigurim? A e di kush je tani? Dhe ai vetëm më tha:” Unë kurrë nuk do të ecë në fshatin tim me sigurim, kjo është shtëpia ime.
“Mohamedit nuk i pëlqen të flasë për punën bamirëse që ka bërë ose për paratë që ai dhuron vazhdimisht,”. /Periskopi/



