Lionel Messi i kërkon Barcelonës që ta sjellë këtë mbrojtës në skuadër

Lionel Messi i kërkon Barcelonës që ta sjellë këtë mbrojtës në skuadër

Leo Messi e dëshiron në skaudër Joshua Kimmich

Joshua Kimmich po kalon një sezon fantastik me Bayern Munich, derisa nga paraqitjet e tij është impresionuar edhe ylli i Barcelonës, transmeton Periskopi.

Sipas ‘Don Balon’ Messi e dëshiron mbrojtësin e djathtë gjerman në skuadër pasi beson që mund të kombinohet me të sikur ishte kombinuar me Dani Alvesin vite më parë.

23-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe 17 asiste me Bayernin këtë edicion, ndërsa kujtojmë që dy gola ia kishte shënuar Real Madridit në gjysmëfinale të Champions League. /Periskopi/.

Shpërndaje në: