Ronaldo reagon pas përkeqësimit të shëndetit të Fergusonit

Ronaldo reagon pas përkeqësimit  të shëndetit të Fergusonit

 

Pas përkeqësimit të papritur të shëndetit të Alex Ferguson, që pësoi një sulm nga i cili pati gjakderdhje të brendshme në kokë, Cristiano Ronaldo ka dalë menjëherë me një mesazh për ish-teknikun e tij me të cilin punoi nga viti 2003 deri në vitin 2009.

Tekniku legjendar i ‘djajve të kuq’ u operua gjatë ditës së djeshme pas infarktit të pësuar dhe CR7 i dërgoi një mesazh në rrjetet sociale ku shkruante: ”Ngushëllimet dhe lutjet janë me ty, miku im i dashur. Bëhu i fortë, shef!”

Mesazhi u shoqërua me një fotografi të tijën me Ferguson, vite më parë.

 

 

Shpërndaje në: