Joshua-Klitschko, afër marrëveshja për duelin
Këtë e ka konfirmuar promoteri Eddie Hearn.
Boksieri britanik, Tyson Fury dorëzoi titujt WBA dhe WBO të mërkurën mbrëma dhe kjo ia mundësoi Joshuas dhe Klitschkos të përballen për këta dy tituj.
“Kurdo që do të rregullohet do t’iu tregoj. Do të jetë dueli më i madh në dhjetë vjetët e fundit. Dua që ta rregulloj këtë duel”, ka thënë Hearn.
Përballja në mes Joshua dhe boksierit ukrainas është paraparë të zhvillohet më 10 dhjetor në Manchester ose në Londër. /Periskopi.com



