Fotografia e shtatzënës para pasqyrës u bë qesharake (Foto)

Fotografia e shtatzënës para pasqyrës u bë qesharake (Foto)

 

Georgia Shorthall nga Britania e Madhe, ka bërë një fotografi para pasqyrës, për të ndarë me miq ditët nga java e 30 e shtatzënësisë.

Por, derisa shkrepte imazhin, 28-vjeçarja nuk pa se në sfond e ka edhe të birin, transmeton Telegrafi.

Këmba e këtij të fundit, u fut në kuadër dhe gruaja duke sikur të ketë përpara edhe një diçka më shumë.

Për më keq, ajo e ka postuar fotografinë në Facebook, ku ka marrë shumë komente, ndërsa nuk kaloi gjatë dhe u bë virale.

“Kështu janë fëmijët, befasitë më të pa pritshme mund t’i presim prej tyre” ishte një prej komenteve të shumta.

Shpërndaje në: