Gjashtë futbollistë në garë për ta fituar çmimin ‘Lojtari i Vitit’ në Premier League (Foto)
Premier League e Anglisë ka bërë të ditur zyrtarisht futbollistët e nominuar për Lojtarin e sezonit dhe duket se do të jetë përsëri një luftë interesante sikur ajo e lojtarit të vitit
Edhe njëherë, lufta kryesore pritet të jetë në mes Kevin De Bruyne nga Manchester City dhe Mohamed Salah të Liverpool, të cilët ishin edhe kandidatët kryesor për lojtarin e vitit në Premier League, të cilin në fund e fitoi Mo Salah.
Lista e plotë e të nominuarve për Lojtarin e sezonit në Premier League, përbëhet nga gjashtë futbollistë dhe ata janë: David de Gea (Manchester United), Harry Kane (Tottenham Hotspur), Raheem Sterling (Manchester City), James Tarkowski (Burnley), Kevin De Bruyne (Manchester City) dhe Mohamed Salah (Liverpool).
Fituesi shpallet më 13 maj, pikërisht në datën që zhvillohet edhe xhiro e fundit e sezonit 2017/18 në Premier League.Vota e publikut, është 10% e votave të përgjithshme në përllogaritjen përfundimtare për lojtarin e sezonit në Premier League, ndërsa pjesa tjetër, 90% e votave, vjen nga një panel ekspertësh me emra si, Sir Alex Ferguson, Alan Shearer dhe shumë të tjerë.
Sikur që ndodhi për lojtarin e vitit, edhe këtë herë pritet që dueli kryesor do të jetë në mes Kevin De Bruyne, i cili me Manchester City u shpall kampion i Premier League dhe Mohamed Salah, që ishte më meritori pse Liverpool është në finale të Champions League, e po ashtu egjiptiani sipas të gjitha gjasave, do të shpallet edhe golashënuesi më i mirë i Premier League dhe është kandidat serioz për “Këpucën e Artë” dhe “Topin e Artë”.




