‘El Classico’ me 32 lojtarë që do të jenë pjesë e Kupës së Botës (Foto)
Sonte me fillim nga ora 20:45 do të luhet ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit
Barcelona e pret në ‘Camp Nou’ rivalin e përbetuar Real Madridin në kuadër të La Ligas, transmeton Periskopi.
Katalunasit tashmë kanë siguruar titullin e kampionit, derisa ‘Los Blancos’ janë në finale të Champions League, ku më 26 maj do të takohen me Liverpoolin.
Mbi 30 lojtarë nga të dyja kampet pritet që të jenë pjesë e Kupës së Botës e cila do të mbahet në Rusi këtë verë.
Tani për tani si qëndrojnë gjërat 32 lojtarë nga ‘El Classico’ janë të sigurtë që do të jenë pjesë e Botërorit.
17 lojtarë të Barcelonës, nga 10 shtete të ndryshme (Spanjë, Francë, Portugali, Gjermani, Kroaci, Brazil, Argjentinë, Uruguaj, Kolumbi dhe Belgjikë)
Nga Real Madridi janë 15 lojtarë nga tetë shtete (Spanjë, Francë, Portugali, Gjermani, Kroaci, Brazil, Kosta Rika dhe Maroku).
Rreth 500 milionë njerëz nga 192 shtete pritet që ta ndjekin ‘El Classicon’ që do të fillojë nga ora 20:45. /Periskopi/




