‘El Clasico’ me plotë momente kontraverze (Foto)
Barcelona dhe Real Madrid luajtën baraz 2:2 në ‘Camp Nou’
Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit u shoqërua me shumë momente kontraverze nga gjyqtarët, transmeton Periskopi.
Rasti i parë:
Në minutën e gjashtë, Ronaldo pranon një pasim nga Marcelo, por gjyqtari ndalë lojën për pozitë jashtë lojë. Nëse shikoni foton e kuptoni që portugezi nuk ishte në pozitë jashtë loje.

Rasti dytë:
Gareth Bale bëri një ndërhyrje të ashpër në Samuel Umtitin nga e cila uellsiani do të duhej të ndëshkohej me karton të kuq, por kështu nuk vendosi gjyqtari kryesor.

Rasti i tretë:
Barcelona shënoi golin e dytë me anë të Messit, por paraprakisht Luis Suarez kishte shkaktuar ndërhyrje të palejueshme në Varanen, por gjyqtari edhe këtu heshti.

Rasti i katërt:
Marcelo pengohet në zonën e 11-metërshit, por Alejandro Hernadez përsëri hesht./Periskopi/



