“S’ka faj gjyqtari për këtë rezultat, ai gjithmonë bën më të mirën”

“S’ka faj gjyqtari për këtë rezultat, ai gjithmonë bën më të mirën”

Casemiro ka folur pas ndeshjes Barcelona-Real Madrid

Barcelona luajti baraz 2:2 me Real Madridin, në një ndeshje ku kishte momente kontraverze nga gjyqtarët, por Casemiro nuk e kritikon Alejandro Hernandezin, transmeton Periskopi.

“Ne duhet të jemi të sinqert, ky barazim nuk është faji i gjyqtarit,” ka thënë Casemiro.

“Ne nuk mund të flasim për gjyqtarin, ai gjithmonë dëshiron që ta bëjë më të mirën në fushë.

“Ai mund të ketë pasur gabime si për njërën skuadër ashtu edhe për tjetrën.

“Rezultati ishte fer, edhe pse gjyqtari mund të akordonte penallti te rasti i Marcelos,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: