Valverde u befasua nga veprimi i lojtarit të Barcelonës (Video)

Valverde u befasua nga veprimi i lojtarit të Barcelonës (Video)

Ernesto Valverde është befasuar me gjestin që e bëri Sergi Roberto në ‘El Clasico’ ku pas një goditje në Marcelon u ndëshkua me karton të kuq

Barcelona barazoi me Realin 2:2, por nga minuta e 45-të ka luajtur me një lojtar më pak në fushë pasi Sergi Roberto u ndëshkua me karton të kuq, transmeton Periskopi.

“Ndërhyrja e Sergi Robertos ishte e çuditshme. Unë duhet ta shoh edhe një herë atë rast në televizor,” ka thënë Valverde.

“Në ndeshje si kjo, është normale që do të ketë situata të tensionuara.

“Ne të gjithë dëshirojmë që t’i mposhtim rivalët. Ne nuk u ndalëm asnjëherë duke sulmuar edhe pse ishim me një lojtar më pak,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: