Arsene Wenger ka një porosi për tifozët e Arsenalit
Arsene Wenger është përshëndetur me “Topçinjtë” dhe Premeir League pas 22 vitesh.
Të dielën e ardhshme do të vijë lamtumira përfundimtarë ne fushën e Huddersfield.
Në fund të ndeshjes, Wenger ka përshëndetur i mallëngjyer popullin e tij: “Ka qenë një aventurë e mrekullueshme. Ndihem i nderuar që kam qenë me ju për shumë vite”.
“Para së gjithash, jam një nga ju, një tifoz i Arsenal. Ky grup lojtarësh që po lë është i veçantë. Ju kërkoj t’i mbështesni sezonin e ardhshëm. Dua t’ju përshëndes me një frazë të vetme: do të më mungoni. Keni përfaqësuar një fazë të rëndësishme të jetës sime dhe shpresoj të takohemi përsëri shumë shpejt”, ka thënë Wenger.



