Luana Vjollca këndon “Tumankuqe”, ja videoja që nuk duhet ta humbisni
Padyshim që ajo është një nga personazhet më të njohur në vendin tonë, që përveç moderatores, i ka hyrë edhe fushës së muzikë. Bëhet fjalë për Luana Vjollcën, e cila gjatë viteve të fundit ka publikuar edhe disa këngë që janë komentuar shumë nga publiku shqiptar.
Që nga përfundimi i emisionit “Shiko kush luan”, Luana paralajmëroi se shumë shpejt do të rikthehet në ekran, por këtë herë me një këngë të re.
E mesa duket ajo i është përveshur punës, pasi në “Instastory” ajo ka publikuar një video ku shfaqet në një studio muzikore duke kënduar. Por ajo që i ka çuditur fansat ka qenë se bukuroshja bionde dëgjohet duke kënduar këngën e famshme popullore “Tumankuqe”.
https://www.dailymotion.com/video/x6j0qxt
Panorama Plus



