Klopp e fton Keitan e Leipzigut në finalen e Champions League

Klopp e fton Keitan e Leipzigut në finalen e Champions League

Guinasi, i cili pritet që të arrijë në Angli në fund të sezonit mund ti bashkohet shokëve të tij të skuadrës më herët që është pritur

Jurgen Klopp e ka ftuar lojtarin tashmë të blerë të Liverpoolit Naby Keita për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Keita pritet që të kalojë tek skuadra e Premier Ligës angleze në fund të sezonit pasi që është pajtuar për të kaluar në këtë skuadër që nga vera e kaluar.

Kurse trajneri i Liverpool ka thënë se mesfushori mund të vijë në Kiev për t’u miqësuar me shokët e tij të rinj të skuadrës.

“Ta sjellim atë në dhomën tonë të darkës dhe ti themi: djem, ai do të luaj për ne sezonin e ardhshëm!’ nuk do të thotë diçka e madhe. Nuk është problemi i im kryesorë, por do të mendojë për të”, citohet të këtë thënë Klopp për Echo.

“Nuk mendojë për gjëra të këtilla, por nëse Naby e lexon këtë dhe ai dëshiron të vije me ne në finale, ai është i ftuar”, tha Klopp.

 

Shpërndaje në: