Rihanna me veshje të veçantë në Met Gala (FOTO)
Mbrëmë është mbajtur mbrëmja më e bukur e vitit Met Gala, ku kanë parakaluar shumë yje të veshur me stil.
Këngëtarja e famshme, Rihanna e cila është e njohur për stilin e saj të veçantë nuk kishte si të dukej ndryshe edhe gjatë kësaj mbrëmjeje.
Ajo ka parakaluar në tapetin e kuq me një fustan për të cilin ishte frymëzuar nga Papa.
Muzeu Metropolitan i Arteve për çdo vjet organizon këtë mbrëmje me tema të ndryshme për veshjet e pjesëmarrësve dhe kostumet që do të prezantohen.
Met Gala 2018 ka për temë “Trupat Hyjnor: Moda dhe Imagjinata Katolike”. Këtu pritet të prezantohen krijime nga Dolce & Gabbana, Versace, dhe Schiaparelli bashkë me 41 veshje kishtare të marra hua nga Vatikani.






