I dështoi Kina, këto janë dy destinacionet tjera të mundshme të Iniestas

I dështoi Kina, këto janë dy destinacionet tjera të mundshme të Iniestas

Pas dështimit të transferimit në Kinë, Andres Iniesta do të kërkojë të kalojë në Japoni apo Australi, sipas Sport.

Iniesta do ta preferonte Australinë, ku yjet evropiane si Alessandro del Piero dhe David Villa kanë luajtur në të kaluarën, transmeton Gazeta Express.

Edhe një arsyeje tjetër e fortë pse ai do ta zgjidhte Australinë është se ai beson se familja e tij do të adaptohej më lehtë atje.

Megjithatë, Iniesta është duke e shqyrtuar edhe mundësinë për të kaluar në Japoni, te klubi Vissel Kobe, i cili është në pronësi të Hiroshi Mikitani, pronarit të Rakkuten, sponsorit të fanellës së Barcelonës.

 

Shpërndaje në: