Rita Ora e frymëzuar nga Beyonce në Met Gala
Rita Ora është shfaqur në Met Gala 2018 e frymëzuar nga diva e muzikës Beyonce.
Këngëtarja u ngjit në shkallët e famshme të Metropolitan Museum of Art mbrëmjen e së hënës me një fustan të zi të Pradës. 27-vjeçarja mbante në kokë një kurorë të zezë, që të kujtonte kuroren që Mbretëresha Bey mbante në Grammy Awards në vitin 2017.
“Është realizuar për 3 ditë,”– tha Ora në tapetin e kuq. “Fustani im i dasmës do të jetë po kaq i bukur. Mezi po pres të shikoj veshjet e të gjithëve. Kam harruar biletën tim, mendoi se do më lejojnë që të hyj?!”
Këngëtarja me origjinë shqiptare dukej mahnitëse në eventin e madh.
Rita Ora është përfolur për një lidhje me Jay Z. Por ajo ka hedhur poshtë të gjitha tashethemet për skandalin e tradhëtisë së reperit.







