Wilshere do të vazhdojë me Arsenalin

Wilshere do të vazhdojë me Arsenalin

Mesfushori anglez ka vendosur të vazhdojë kontratën me “Topçinjtë”.

E ardhmja e Jack Wilshere do të jetë tek Arsenali.

Kontrata e reprezentuesit anglez me “Topçinjtë” skadon në fund të stinorit, por mësohet se ai është pranë rinovimit me klubin londinez.

26-vjeçari duket se ka lënë pas problemet e shpeshta me lëndimet, duke u bërë protagonist këtë sezon ndaj dhe drejtuesit i kanë ofruar rinovimin për 110 mijë funtesh në javë plus bonuse.

Për Wilshere janë vënë në radhë shumë ekipe të mëdha në Premier Ligë dhe jashtë saj, por duket se gjithçka do të mbyllet me firmën në kontratën e re me Arsenal.

Shpërndaje në: