Shkonte në një shkollë katolike por u bë e famshme me një video pornografike – kjo është Kim Kardashian

Shkonte në një shkollë katolike por u bë e famshme me një video pornografike – kjo është Kim Kardashian

Kim Kardashian West është modele, aktore, ndërmarrëse, person publik dhe protagoniste e shout “Keeping Up with the Kardashians”. Ajo është e martuar me reperin Kanye West.

Kush është Kim Kardashian West?

Ka lindur më 21 tetor, 1980 në Beverli Hills të Kalifornisë. U bë e famshme kur një video skandaloze ku shfaqej duke bërë seks me ish-të dashurin e saj Ray J., ishte publikuar online. Që prej atëherë, Kardashian e ka kapitalizuar famën e saj, duke paraqitur format e saj, duke vazhduar me shoun televiziv, si dhe me dhjetëra filmime DVD të ushtrimeve të fitnesit. Në vitin 2006, ajo kishte hapur butikun “D-A-S-H” me dy motrat e saj, Kourtneyn dhe Khloen. Në vitin 2014 u martua me reperin Kanye West.

E rritur në Beverly Hills

Ajo është fëmija i dytë i prindërve të saj Robert dhe Kris, të cilët kanë katër fëmijë. Që në fëmijëri ajo kishte predispozitat për të qenë e famshme. Kur shkonte parashkollor, shoqe të klasës e kishte të famshmen Paris Hilton. Duke qenë se u rritë nën privilegjet e Beverli Hills, ajo kishte një pamje të mirë mbi Hollivudin. Babai i saj Robert, themeluesi i “Movie Tunes, inc.”, një kompani për audioproduksion dhe marketing, ishte avokat i njohur. Ai ka vdekur nga kanceri në vitin 2003.

Nëna e Kim Kardashian, Kris, ishte person publik dhe kishte në pronësi një butiku për veshje të fëmijëve. Tani ajo menaxhon karrierën e së bijës, si dhe është e përfshirë në menaxhimin e punëve të fëmijëve të tjerë, që poashtu janë të famshëm. Ajo ishte divorcuar me Robertin (bashkëshortin) në vitin 1989.

Sipas vetë Kim Kardashian, fëmijëria e saj nuk premtonte famë në të ardhmen. Vizita e kishës gjatë të dielave, ishte zakon i pashmangshëm i familjes së saj. Fëmijët Kardashian prisnin që sapo t’i mbushnin të 18-at, të pavarësoheshin financiarisht nga familja. Përderisa ndiqte një shkollë ekskluzivisht kristiane, Kim Kardashian punonte për kompaninë e të atit. Kur kishte vdekur ai, kompania i ishte lënë asaj dhe motrave. E kishin shitur menjëherë. “Ne jemi rritur me privilegje kështu që ishim të vetëdijshme për standardet tona të larta… dhe nëse do donim t’i mbanim, do duhej të punojmë shumë”, kishte thënë njëherë ajo.

Kim Kardashian është marrë me shumë gjëra. Nga një stiliste rrobash te një aktore. Kishte shkelur edhe në botën e biznesit, duke themeluar “Kimsaprincess Productions, LLC”, kompani që ka publikuar tre video të suksesshme, ku protagoniste ishte – qëllojani – vetë Kim Kardashian.

Në vitin 2006, Kardashian i ishte kthyer biznesit me familjen e saj, kur ajo bashkë me dy motrat e saj e hapën butikun “D-A-S-H” në Calabasas të Kalifornisë. Më vonë, biznesi ishte zgjeruar, duke hapur dyqane edhe në Miami, Nju Jork dhe Southampton në vitin 2014. Megjithatë në vitin 2016 dyqani në Nju Jork ishte mbyllur, dhe motrat Kardashian në prill të vitit 2018 njoftuan se do t’i mbyllin të gjitha dyqanet.

Videoja e turpshme intime

Përkundër përpjekjeve për të bërë biznes, ishte një video e turpshme që Kardashianit i ishte publikuar bashkë me reperin Ray J., që e kishte futur atë në botën e të famshmëve. Në vitin 2007, kjo video e Kardashian dhe Ray J., në një shtrat, kishte përfunduar në duart e “Vivid Entertainment”, një kompani e njohur filmike për të rriturit. Vivid kishte paguar 1 milion dollarë për të drejtat e videos 30-minutëshe, dhe e kishte promovuar në masë të madhe publikimin e saj, duke e quajtur yll Kim Kardashianin. Kardashian kishte reaguar menjëherë nëpërmjet të drejtave ligjore, duke e paditur kompaninë për shkelje të privatësisë. Por në maj të vitit 2007, tre muaj pas publikimit të videos, ajo ishte pajtuar që të merrte dëmshpërblim prej 5 milionë dollarëve.

“Definitivisht të vendos në një kategori ku s’do doja ta shoh askënd”, kishte thënë Kardashian më vonë në një shou televiziv. “Reputacioni është i gjithi që ke, dhe nëse njerëzit të paragjykojnë për diçka që ke bërë, atëherë kjo mund të të ndjek gjithë jetën.”

Jeta private

Përkundër se Kardashian ka një ekspozim të madh medial, ajo mundohet që të ketë edhe një jetë prapa kamerave. Ishte vetëm 20-vjeç kur ishte martuar me producentin Damon Thomas në vitin 2000. Martesa kishte përfunduar pas 4 viteve. Pas divorcit, takohej vetëm me të dashur të profilit të lartë, përfshirë këngëtarin Nick Lachey dhe Reggie Bush.

Në vitin 2010 ishte martuar sërish me basketbollistin profesionist Kris Humphries, por kishin mjaftuar 72 ditë që të fillojnë procedurat e divorcit.

Në vitin 2012 kishte filluar të takohej me reperin Kanye Ëest, me të cilin sot është e martuar. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: