Boshnjakët poqën 12 qengja midis Berlinit, policia ua prish ndejën
Mediat gjermane raportojnë se policia e Berlinit ndërhyri në një park të dielën, pasi një grup njerëzish kishin piqur 12 qengja.
Kafshët u dogjën nga një grup njerëzish, shtetas të Bosnjë Hercegovinës, shkruan “Tagesspiegel”.
“Askush nuk donte të merrte përgjegjësi”, tha policia, i cili i thirri zjarrfikësit për shkak të nxehtësisë në terren, raporton “b92”, transmeton Periskopi.
“Gati 150 veta ishin të shtrirë në livadh, fëmijët që vraponin rreth skarës, dhe mbi të – 12 qengja, dhe ata po ktheheshin përmbys për të marrë rrezet e diellit”, shkroi policia në profilin zyrtar të Facebook.
Policia gjithashtu shtoi se evente të tilla ishin të lejuar, por jo në mënyrën se si vepruan aktorët kryesorë të kësaj ngjarjeje, sepse ata ishin duke rrezikuar banorët e tjerë me zjarrin që kishin ndezur./Periskopi/



