Sportistëve të Kosovës nuk u lejohet paraqitja me simbole shtetërore në Serbi

Sportistëve të Kosovës nuk u lejohet paraqitja me simbole shtetërore në Serbi

Karateistët nga Kosova në Kampionatin Evropian të Karatesë nuk do të mund t’i kenë simbolet e Kosovës, ata do të përfaqësohen me emër dhe mbiemër dhe me stemën e Federatës Evropiane të Karatesë, ka vendosur ekipi koordinues i qeverisë së Serbisë në takimin për statusin e sportistëve të Kosovës.

Në takim është marrë vendim se simbolet e Kosovës në prag dhe gjatë garës nuk mund të vendosen në sallën sportive dhe përreth saj.

Organizatorët kanë thënë se karateistëve të Kosovës u është mundësuar gara, por ekskluzivisht me statusin neutral dhe ata do të paraqiten me emër dhe mbiemër, shkruan Danas.

Sipas këtij ekipi, është konstatuar se kështu eliminohet mundësia që një manifestim sportiv ndërkombëtar të përdoret, siç kanë thënë ata në njoftim “promovimin e separatizmit dhe shkeljen e të drejtës ndërkombëtare, kushtetutës dhe ligjeve të Serbisë”.

“Serbia do të jetë mirëpritëse për ata që e duan sportin dhe jo politikën”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: