Rooney pranë largimit nga Everton, ja ku po e kërkojnë
Sulmuesi anglez mund të transferohet në kampionatin amerikan të futbollit.
Ëayne Rooney duket se i ka ditë e numëruara në Premier Ligë.
Ish-kapiteni i Manchester United dhe tani i kthyer tek Everton është në bisedime të për të nisur një aventurë të re përtej oqeanit në Major League Soccer në radhët e DC United.
Agjenti i 32-vjeçarit ka udhëtuar shpesh javët e fundit në SHBA për të arritur një marrëveshje dhe ajo që e shtyn më shumë sulmuesin të largohet është edhe raporti i vështirë me Sam Allardyce i cili është konfirmuar në stol edhe për sezonin e ardhshëm.



