Tronditet Liverpool, gjiganti evropian ofron 200 milionë euro për Mo Salah

Tronditet Liverpool, gjiganti evropian ofron 200 milionë euro për Mo Salah

Real Madrid ka gati ofertën prej 200 milionë euro për Mohamed Salah

Ylli i Liverpooli po shkëlqen në edicionin e tij të parë në ‘Anfield’ ku deri më tani ka shënuar 42 gola në 48 paraqitje, transmeton Periskopi.

Sipas gazetës spanjolle ‘AS’ klubi spanjoll do të bëjë ofertë prej 200 milionë euro në drejtimt të Liverpoolit për shërbimet e Salah.

‘Los Blancos’ këto para pritet që t’i sigurojnë me shitjet e mundshme të Bale dhe Benzemas.

Gjithashtu kjo gazetë beson që Nabil Fekir do të jetë lojtar i Liverpooli nga sezoni i ardhshëm me ‘Të Kuqtë’ që do të paguajnë 70 milionë euro në drejtim të Lyonit. /Periskopi/

Shpërndaje në: