Allegri afër një rekordi që nuk e ka asnjë trajner në Evropë
Juventusi sonte luan me Milanin në finale të Copa Italia dhe nëse skuadra e Allegrit do të triumfojë, tekniku italian pritet që të shënojë një rekord që nuk e ka asnjë trajner në Evropë
Nëse Juventusi e fiton sonte Copa Italia atëherë Max Allegri do të bëhet trajneri i parë që arrin të fitojë katër herë radhazi titullin dhe Kupën në një kampionat, transmeton Periskopi.
‘Zonja e Vjetër’ për herë të shtatë me radhë e ka fituar Serie A, ndërsa në tre sezonet e fundit e ka fituar Kupën e Italisë.
Allegri në rast të triumfit të ‘Biankonerëve’ do të bëhet trajneri i parë në Evropë që do të fitojë në katër sezone radhazi kampionatin dhe Kupën./Periskopi/



