Nuk iu lejua hyrja në Serbi, ky është reagimi i kryetarit të Federatës së Karatesë së Kosovës (Foto)
Karateistët kosovar kanë humbur Kampionatin Evropian që do të mbahet në Novi Sad shkaku që politika serbe nuk lejoi sportistët tanë që të kalojnë kufirin në Merdare
Ismet Krasniqi, kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës nuk është aspak i kënaqur me mospjesmarrjen në Kampionat Evropian, edhe pse dy herë gjatë ditës së sotme tentuan ta kalonin kufirin në Merdare, por në të dy rastet dështuan, raporton Periskopi.
“Pasdite atyre u është thënë se mund të nisen për në shtetin serb por gjatë rrugës për në kufi atyre prapë u është kumtuar nga kryetari i Komitetit Olimpik Evropian që mos të provojnë sepse Serbia nuk ka lëshuar pe për pjesëmarrjen e karateistëve në Kampionatin Evropian në Novi Sad,”, ka thënë nga pika kufitare në Merdare Ismet Krasniqi.
“Antoni Espinoza (kryetari i Komitetit Olimpik Evropian), më tha: ‘Më vjen keq, kemi bërë maksimumin, por Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë nuk e lejon me ardhë Kosova, ne do ta kryejmë këtë kampionat dhe më pas do të marrim masat’,”. /Periskopi/




