E turpshme ajo se çfarë bëri shteti serb ndaj karateistëve kosovar (Foto)

E turpshme ajo se çfarë bëri shteti serb ndaj karateistëve kosovar (Foto)

Politika nuk ka vend në sport, por kjo nuk vlen aspak për Serbinë

Karateistët kosovar janë të zhgënjyer pasi dy herë morën rrugë për në Serbi, por nuk ia dolën që të hyjnë shkaku i ndërhyrjes së politikës serbe, raporton Peirskopi.

E turpshme është se karateistëve kosovar iu ndalua hyrja në Serbi edhe pse nuk kishin fare simbole shtetërore.

Sportistët tanë do të penalizohen pasi nuk do të kenë mundësi që të fitojnë pikë në mënyrë që të jenë pjesë e Lojërave Olimpike që do të mbahen në Tokio më 2020 dhe nuk do të jenë të barabart me karateistët që do të marrin pjesë në Kampioniati Evropian që do të mbahet në Novi Sad.

Reagimet ishin të shumta, ndërsa më i ashpër është treguar karateisti Alvin Karaqi.

“Diplomacia serbe fiton gjithë, një kampionat e kemi humb, por është hera e fundit që një i tillë mbahet në Serbi,” ka thënë Alvin Karaqi.
“Ata kanë me ardhë në shtetet tjera edhe kanë me u përballe me neve dhe kanë me pagu shumë shtrenjtë,”.

Veprimet e shtetit serb nuk i kanë pëlqyer aspak kryetarit të Komitetit Olimpik Evropian i cili u mundua shumë që Kosova të jetë pjesë e këtij kampionati.

Një gjë është e sigurt që Serbia nuk do të mund të organizojë ngjarje të tilla pas veprimeve të turpshme që i bëri sot ndaj Kosovës./Periskopi/

Shpërndaje në: