Nuk ia bëri Reali, ia bën Villareali (Foto)

Nuk ia bëri Reali, ia bën Villareali (Foto)

Villareal e ka respketuar Barcelonën si kampione të La Ligas dhe ia ka bërë gardën e nderit skuadrës kataulanes

Barcelona është kampione në La Liga për sezonin 2017/18, ndërsa pas debatit të shumtë që u bë sa i përket gardës së nderit, këtë ia ka bërë Villareali, transmeton Periskopi.

Katalunasit prsinin një gjë të tillë në ‘El Clasicon’ ndaj Realit, por madrilenët refuzuan të bëjnë gardën e nderit.

Barça është në rrugë të mirë që ta përfundojë sezonin pa asnjë humbje, deri më tani ka 26 fitore dhe nëntë barazime. /Periskopi/

Shpërndaje në: