Ballkani me një befasi të këndshme për kryetarin e klubit (Video)
Ballkani po kalon një sezon fantastik në Ligën e Parë, ndërsa nga sezoni i ardhshëm pritet që të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në futboll
Klubi nga Suhareka pritët që të rikthehet në Superligë, derisa lojtarët, stafi i trajnerëve dhe disa qytetarë sot ishin në stadiumin e qytetit për t’ia uruar ditëlindjen, Presidentit të klubit, Arsim Kabashit, transmeton Periskopi.
Suharekasit të bindur që në fund do të shpallen kampion në Ligën e Parë, ia kanë uruar ditëlindjen kryetarit të klubit në mënyrë të veçantë.
Në torten e ditëlindjes shihet trofeu të cilin Ballkani është afër që ta fitojë, por së pari duhet që ta mposhtë Vushtrrinë dhe Trepçën.

Kryetari i njërit nga klubet më të organizuara në Kosovë u emocionua nga befasia që ia bën lojtarët dhe stafi i klubit, derisa nuk e la pa i falenderuar nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Sot per Ditelindjen time surpriza me e madhe ne Jete qe me është bëre ndonjëher , shum Faleminderit nga te gjith ju Lojtar ( Luanet ) femijet e shkolles , Trenerave, kapitenit , te gjith ju qe me keni organizuar ne veqanti Astrit Bekteshi ,
Se bashku jemi te paret,” thuhet në postimin e Kabashit. /Periskopi/



