Chelsea nuk është për Champions League, barazon me Huddersfield (Video)

Chelsea nuk është për Champions League, barazon me Huddersfield (Video)

Chelsea nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë kundër Huddersfieldit

Skuadra e Chelseat ka barazuar 1:1 me Huddersfieldin në xhiron e parafundit në Premier League dhe tani ka zbehur gjasat për një kualifikim në Champions League, transmeton Periskopi.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Depoitre në minutën e 50-të, ndërsa vendasit barazuan rezultatin me anë të Alonsos në minutën e 62-të.

Chelsea tani ka 70 pikë, dy më pak se Liverpooli dhe kualifikimi i londinezëve në Champions League varet nga  skuadra e Jurgen Klopp e cila në xhiron e fundit luan me Brighton ku i mjafton vetëm një barazim për ta siguruar pjesmarrjen në Champions.

Huddersfieldi me këtë barazim siguron mbijetesën në Premier League.

Ndeshja tjetër ndërmjet Leicester dhe Arsenal përfundoi me rezultat 3:1 në të mirë të ‘Dhelprave’. /Periskopi/


Shpërndaje në: