‘Zonjës së Vjetër’ i mjaftuan 20 minuta për t’i treguar Milanit se çka është futbolli (Video)
Juventusi e ka mposhtur me rezultat të thellë 4:0 në finale të Copa Italia skuadrën e Milanit
Skuadra e udhëhequr nga Max Allegri po e dëshmon që s’ka konkurrencë në Itali, pasi përveç titullit të Serie A tani ka fituar Kupën e Italisë, transmeton Periskopi.
Mjaftuan 20 minuta për t’i shënuar ‘Rossonerëve’ katër gola. Benatia realizoi në minutat 56′,64′, Costa në të 61′, ndërsa Kalinic shënoi autogol në minutën e 76-të.
Dy gola Juve i shënoi nga gafat e Donnarummas. /Periskopi/




