Ndryshon destinacioni i Iniestas, karrierën nuk do ta vazhdojë në Kinë
Andres Iniesta ka oferta nga klubet e Australisë
Mesfushori legjendar i Barcelonës do të largohet në fund të këtij edicioni nga ‘Camp Nou’ derisa për të ka oferta nga Kina, Japonia dhe së fundi Australia, transmeton Periskopi.
Shefi ekzekutiv i Federeatës së Futbollit të Australisë, David Gallop ka zbuluar se disa klube janë të interesuar për shërbimet e Iniestas.
“Unë nuk do t’iu tregoj se për cilat klubet bëhet fjalë,” ka thënë Gallop.
“Ai do të ketë oferta nga e gjithë bota, por kampionati australian vendi më i mirë për të.
“Gjithashtu edhe stili i jetës këtu është më atraktiv, pasi më herët ka qenë edhe Alessandro Del Piero,”.
Iniesta akoma nuk ka marrë vendim përfundimtar se ku do ta vazhdojë karrierën, por tani gjasat janë që më shumë do të kalojë në Australi, ku do të mund të përballet kundër sulmuesit kosovar, Besart Berishës, i cili është pjesë e Melbourne Victory. /Periskopi/



