Wenger me bindje të plotë: Arsenali në sezonin e ardhshëm lufton për titull
Arsene Wengerit i ka mbetur vetëm edhe një lojë ta drejtojë skuadrën e Arsenalit
Arsenali do të luajë me Huddersfield në udhëtim në xhiron e fundit të Premier League dhe kjo ndeshje do të jetë e fundit për teknikun francez me skuadrën londineze, transmeton Periskopi.
“Jam i bindur se Arsenali do të jetë një nga kandidatët vitin e ardhshëm”, tha ai për Evening Standard . “Cilësia është atje, shpirti është i jashtëzakonshëm”
“Nëse ekipi ka një ose dy rezultate të mira në sezonin e ardhshëm ata do të luajnë për Premiership, unë jam i bindur, sepse ka diçka të veçantë në atë skuadër që do të dalë sezonin e ardhshëm”.
“Nëse shikoni në sezonin tonë, në shtëpi kemi formë fitore të kampionatit dhe larg kemi pasoja të shumë gjërave,”. /Periskopi/



