Aktori Mensur Safqiu tregon arsyen e ndalimit nga Policia e Kosovës

Aktori Mensur Safqiu tregon arsyen e ndalimit nga Policia e Kosovës

Mëngjesin e sotëm është shoqëruar për në polici aktori Mensur Safqiu. Këtë e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës, por që nuk kishin dhënë detaje shtesë rreth arrestimit të tij.

Pas lirimit, Mensur Safqiu, ka treguar versionin e tij për ndalimin e tij nga policia në mëngjesin e sotëm.

Aktori ka thënë që portalet i kanë lakuar informacionet lidhur me arrestimin e tij.

“Aty është deklarata e policisë, tash portalet i kanë shtuar gjërat, i kanë imagjinuar gjërat, nuk është fer bre me cenu jetën e dikujt kështu”, ka thënë Safqiu.

Ai ka thënë se arsyeja e arrestimit është çështja e bllokimit të një rruge, ku asnjëri nga shoferët nuk lëshonte rrugë.

“Ka qenë rruga njëkahëshe edhe në mes të shoferava ka qenë, jo lëshoma, jo s’po ta lëshoj edhe ka intervenu policia, domethënë që s’është lëshu rruga edhe pak për mosbindje të policisë, unë t’u mendu që kam të drejtë, kaq”, ka shtuar ai për lajmi.net.

Ndër të tjera, Safqiu tregoi se ka dhënë deklaratën për 40 minuta dhe pastaj është liruar.

Shpërndaje në: