Samuel Eto’o: Ai do të jetë Messi i ardhshëm
Samuel Eto’o beson se Kylian Mbappe do të jetë Lionel Messi i ardhshëm
Kylian Mbape që në sezonin e tij të parë me PSG ka arritur të tregojë formë të lartë dhe të jetë njëri nga lojtarët kryesor të skuadrës franceze, transmeton Periskopi.
“Ai (Mbappe) është Messi i ardhshëm nëse e menaxhon statusin e tij, nëse kupton se çfarë po ndodh rreth emrit të tij” ka thënë ish-sulmuesi i Barcelonës për ‘France Football’.

“Ka kaq shumë gjëra për t’u marrë parasysh për të bërë një karrierë të madhe, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me cilësitë e një futbollisti.
“Shpresoj që një ditë do të mund të bisedoj me të,”./Periskopi/




