Drita apo Prishtina? Ja cila skuadër është favorite për ta fituar titullin sipas trajnerit më të trofeshëm kosovar
Trajneri më i trofeshëm në futbollin kosovar dhe dikur futbollist i spikatur, Afrim Tovërlani ka folur për rrjedhën e kampionatit të sivjetm si dhe për titullin e Kampionatit në Vala Superligë
Tovërlani fillimisht ka analizuar rrjedhën e këtij kampionati duke e cilësuar si tejet interesant, megjithëse sipas tij në pranverë, ritmi i ekipeve ra dukshëm.
”E para, sezoni vjeshtor ka qenë më rivalizuesi deri më tani. Por sezoni pranveror nuk ka qenë i mirë duhet ta kemi parasysh, sepse dështuan disa ekipe si, Feronikeli, Trepça’89 , Llapi, Gjilani dhe Liria. Pra pranvera ka zbehur bukurinë dhe rivalitetin që ka qenë në vjeshtë. Patëm shumë ndeshje defanzive në pranverë nga skuadrat, gjë që e bën monotone lojën e futbollit, theksoi Tovërlani për Sport-24h.net.
”Sa i përket titullit, mendoj që gjithçka është në duart e Dritës dhe Prishtinës. Nëse analizojmë pranverën Drita ka përparësi me formën që po kalon dhe lojën që po e bën me më shumë raste dhe shënime. Por, një ndeshje mund të ndodh që Prishtina ta mposhtë, por a mundet me dy gola epërsi këtë nuk mund ta di”.
“Favorit i lehtë është Drita e cila duhet të dëshmojë nëse mund ta bartë presionin dhe të na bindë që vërtetë është më e mira. Nëse Prishtina nuk e arrin titullin do të jetë vit i dështuar pasi ka investuar shumë, por ende është në objektivat e saj dhe duhet të shpresoj deri në fund”, u shpreh Tovërlani.



