Josa: Shkojmë në Prizren për fitore në mënyrë që ta zgjasim luftën për titull
Prishtina do të takohet me Lirinë në Prizren të premten derisa trajneri Mirel Josa kërkon fitore në mënyrë që çeshtja e titullit të vendoset në xhiron e fundit
Prishtina është tre pikë prapa Dritës në tabelë, ndërsa në xhiron e fundit do të ketë përballje direkte me skuadrën gjilanase, transmeton Periskopi.
“Nuk është problemi çka do bëjmë. Ne kemi ardhur deri këtu dhe kjo ndeshje nuk do shumë llafe. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, është ndeshje shumë e fortë,” ka thënë Josa për faqen zyrtare të klubit të Prishtinës.
“Liria është ekip që ka qenë i konsoliduar gjatë gjithë kohës pavarësisht problemeve që ka. Pavarësisht se është jashtë objektivave, nuk do të thotë që ne do të kemi ndeshje të lehtë dhe është ndeshje e vështirë, njësoj si ndeshja e fundit. Pra, shkojmë për të fituar ndeshjen që të zgjasim luftën edhe një javë,”./Periskopi/



