Dënim rekord në futboll, Arda Turan dënohet me 16 ndeshje pas përplasjes me gjyqtarin (Video)

Dënim rekord në futboll, Arda Turan dënohet me 16 ndeshje pas përplasjes me gjyqtarin (Video)

Arda Turan është dënuar me 16 ndeshje moslojë pas skandalit që bëri me gjyqtarin anësor në ndeshjen Basaksehir-Sivaspor

Ish-ylli i Barcelonës pati një konfrontim fizik me gjyqtarin anësor në përfundim të ndeshjes Basaksehir-Sivaspor kur rezultati ishte 1:1, transmeton Periskopi.

Gjesti i Turanit ishte aq i keq sa u dënua tani me 16 ndeshje moslojë, që i bie të humbas dy ndeshjet e fundit në Superligën turke si dhe 14 ndeshjet e para të edicionit 2018/19.

Ky është njëri nga dënimet më të rënda që janë bërë ndonjëherë në histori të futbollit.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni incidentin e Turan me gjyqtarin anësor. /Periskopi/

Shpërndaje në: